Këto janë ushqimet më të shtrenjta në botë, ja çmimet

Nëse po kërkoni të zgjeroni horizontin në botën kulinare dhe t’i përkushtoheni asaj, lista që vijon më poshtë nuk do të ishte një fillim i mirë. Kjo, sepse në vazhdim do të mësoni se cilat janë produktet ushqimore më të shtrenjta, vlera e të cilave shkon disa mijë dollarë.

Kërpudhat matsutake, 1000 dollarë

Kërpudhat matsutake ose matake, janë shumë të shtrenjta për shkak se janë mjaft të rralla. Vite më parë, ato ishin sinonim i vjeshtës në Japoni, por futja e një insekti shkatërrues në pemët nën të cilat rriten këto kërpudha solli edhe pasoja drastike për numrin e kërpudhave matsutake. Po pritet të zhvillohet një metodë bujqësore për rritjen e këtyre kërpudhave kaq të shtrenjta dhe të rralla, që do të mundësonte kultivimin e tyre në ferma.

Zhardhoku, 3600 dollarë

Zhardhoku quhet ndryshe edhe diamanti i botës së kuzhinës. Zhardhoku i bardhë europian mund të shitet për çmime shumë të mëdha, të cilat shumëfishohen kur produkti shitet në tregun e zi. Rekordi për blerjen e një zhardhoku të bardhë është vënë në vitin 2007, kur ai u shit për 330 000 dollarë në një ankand.

Fritata, 1000 dollarë

Ky përbërës kaq i shtrenjtë i mëngjesit konsiston në një përzierje të vezëve, karavidheve dhe 28 gramë havjar të llojit sevruga. Në menynë ku gjendet kjo omëletë 1000 dollarëshe, shkruhet gjithashtu se restoranti i vetëm ku mund ta gjeni është “Norma” në Nju Jork, i cili ju sfidon ta provoni.

Bifteku i Wagyu, 2800 dollarë

Wagyu i referohet një lloj lope japoneze, e cila është e famshme për formën e mrekullueshme ndërmuskulore dhe për përqindjen e lartë të yndyrave të pangopura. Lloji Kobe është më elitari, pasi mendohet se është ushqyer vetëm me birrë dhe është masazhuar vazhdimisht, që muskujt të përshkruhen nga tendinat në formën e mermerit. Në restorante shërbehet me çmimin 2800 dollarë.

Samundari Khazana kerri, 3200 dollarë

Kerri është një përzierje e shumë erëzave indiane në ngjyrë të verdhë. Për të festuar daljen në treg të DVD-së së filmit “Slumdog Millionaire”, producentët porositën që pjatat të përgatiten me përbërësit më të shtrenjtë që përfshinin zhardhok të bardhë, gaforre, domate dhe havjar. Në festime u shtrua edhe një karavidhe e mbuluar me ar dhe shumë gjellë të tjera të shijshme.

Pica mbretërore 007, 4200 dollarë

Pica me diametër 30 centimetër është e mbushur me përbërës ushqimorë nga më të shtrenjtët në botë, si karavidhe të marinuara me konjak, havjar i ngjyer në shampanjë, domate, salmon skocez i tymosur, proshutë dreri dhe balsam uthulle. Përveç gjithë këtij luksi, pica mbulohet edhe me një petë të ngrënshme ari 24 karatësh.

Shalqiri dansuke, 6100 dollarë

Në një vend ku shalqiri është një produkt i rrallë, ai kthehet në një luks të kushtueshëm. Për këtë arsye, një shalqi japonez prej 7 kilogramësh, u kthye në shalqirin më të shtrenjtë në botë. Shalqiri dansuke, një lloj i rrallë shalqiri i zi, që rritet vetëm në ishullin japonez Hakkaido, përdoret vetëm për dhurata super të shtrenjta. Ata janë shumë të paktë në numër dhe mendohet se kanë një ëmbëlsi të veçantë.

Havjari almas, 25 000 dollarë

Havjari almas vjen nga Irani, gjë që e bën shumë të rrallë dhe të shtrenjtë. Tregu i vetëm ku mund ta gjeni është ‘Caviar House and Prunier’ në Londër, ku një kilogram nga ky havjar shitet për 25 000 dollarë. Në po të njëjtin vend mund të gjeni edhe vaktin më të shtrenjtë të Britanisë.

Akullorja me çokollatë, 28 000 dollarë

Kjo është ëmbëlsira më e shtrenjtë, pasi bëhet me çokollatë të ngrirë që përmban një përzierje të 28 kakaove, 14 prej të cilave janë ndër më të shtrenjtat. Ajo është e dekoruar me ar të ngrënshëm dhe shërbehet në kupë të veshur me ar ushqimor gjithashtu. Sikur këto të mos mjaftonin, së bashku me akulloren është edhe një byzylyk ari 18 karatësh dhe me një diamant prej 1 karati në fund të akullores. Ajo shërbehet me një lugë të artë të dekoruar me diamant të bardhë, që mund ta merrni në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button