8 Dhjetori, Rama: Rinia bëri histori, i dha zë ëndrrës për demokraci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë organizuar nga OKB-ja, se “8 Dhjetori është një ditë simbol e fuqisë së rinisë për të bërë histori”.

“8 Dhjetori është dita simbol e rinisë për të bërë histori. Lëvizja e dhjetorit i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri e demokraci”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “sot jemi fatlumë sepse kemi mundësi që gjërat t’i ndryshojmë përmes votës”.

Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj tha në fjalën e tij se Dita e Rinisë, 8 Dhjetori, është një datë e shënuar në historinë e Shqipërisë pasi në këtë datë “të rinjtë u bashkuan për të rrëzuar një regjim të egër”./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button