Rama: Nëse çmimi rritet 22%, do dal dhe unë në protestë

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kabinetin qeverisës për mungesë të transparencës lidhur me çmimin e energjisë. PD akuzon qeverinë se kjo e fundit do të rrisë me 22% çmimin e energjisë elektrike. Pas akuzave, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”. Rama ka thënë se akuzat e Partisë Demokratike janë vetëm shpifje që kanë si qëllim të dëmtojnë qeverinë dhe dëmtojnë vendin.

“As duan t’ia dinë çfarë thonë, jo vetëm pa asnjë ide e program veç shpifjeve po urtësisht kryelartë në recitimin e gënjeshtrave të përditshme”, është shprehur kreu i qeverisë.

Në vazhdim të postimit të tij, Rama shkruan se nëse çmimi rritet me 22%, do të dalë dhe ai vetë në protestë.

“Nëse çmimi i energjisë ju rritet 22% do dal edhe unë në protestë, po nëse jo ku do shkojnë ata që veç shpifin përditë për t’ju helmuar?!…”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button