Izraeli bombardon aeroportin ndërkombëtar të Damaskut

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se aeroplanë luftarakë izraelitë kanë bombarduar nga ajri zona përreth aeroportit ndërkombëtar të Damaskut si dhe në qytetin e Dimas, afër kufirit me Libanin.

Raportohet se nga sulmet nuk ka patur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Edhe banorët e kryeqytetit sirian kanë konfirmuar se aeroplanë izraelitë mbi qiellin e Damaskut kanë lëshuar predha.

Lajme të ngjashme

Back to top button