Spasovski: Nuk duhet të lejomë që sektorët e MPB të bëhen shtabe të VMRO-DPMNE-së

“Nuk mundet që ministrja Jankullovska që çdo sektor të MPB ta bëjë shtab të VMRO-DPMNE-së dhe çdo polic të jetë aktivist pavarësisht dëshirës së tij”, tha Oliver Spasovski.

Ai tha se nuk mund të lejojmë që të keqpërdoret e drejta e votës nëpërmjet kampanjave të ndryshme.

“Keqpërdoren letrat e njoftimeve dhe pasaportat. Nuk bëhet fjalë për 200 mijë falsifikime, por bëhet fjalë për falsifikim të pasaportave që u prezantua në një media në Maqedoni. Në vend që të mendojë se në çfarë mënyre duhet të menaxhohet kjo krizë që e ka kjo qeveri, duhet një orë e më përpara Prokuroria Publike të dal dhe t’i shohë faktet dhe argumentet sepse ne jemi në një shtet demokratik  deh nuk duhet që në një shtet të tillë të lejohet asnjë pasaportë dhe asnjë letër njoftimi të keqpërdoret”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button