Zëri kundër të padrejtës!

Seriozisht temën të cilën do ta shtjelloj është një temë mjaft delikate sepse është në interes për të gjithë nxënësit e shkollës ekonomike dhe juridike Arseni Jovkov por veçanërisht është edhe në interes për të gjithë ne si popull shqiptar.

Nuk jam i pari që do të shkruaj për këtë temë dhe as me mua nuk do të mbyllet, pasi që kjo shkollë ka pasur problem si në të kaluarën kur ka qenë vetëm dy paralele në gjuhën shqipe, por problem më i madh u shkaktua sidomos dje me shkarkimin e zv. drejtorin e paraleleve në gjuhën shqipe z. Nazmi Rrahmani për shkak fjalëve të tij të vërteta dhe të paluhatshme që i tha për televizionin Alsat-M për gjendjen tone që e kemi ne si nxënës në paralelet shqiptare.

Unë si nxënës i shkollës së mesme Arseni Jovkov situatën e shikoj si një lloj kërcënimi dhe një lloj padrejtësie shumë të madhe nga ana e drejtoreshës së kësaj shkolle Jovanka Asprovksa pasi që ajo me gjestin që bëri iu tregoi profesorëve tanë që mos guxojnë ta ngrejnë zërin në qoftë se bëhet fjalë kundër interesave të saj dhe kundër interesave të partisë së saj. E nderuara dhe shumë e respektuar drejtoreshë ju nuk jeni e para dhe as e fundit që veproni në këtë mënyrë sepse që të gjithë që ishin para jush e kanë pasur këtë politikë antinacionaliste dhe antishqiptare më saktësisht por nuk mundën të qëndrojnë ballë sepse secili popull e ka të drejtën e të shprehurit dhe ju nuk jeni ajo që mund t’ia kufizoni të drejtën e lirë të shprehjes me një shkarkim prej posti apo me ndonjë veprim tjetër.

Nëse mendoni se kjo shkollë do të ngelet edhe shumë vite kështu gaboheni duke pasur parasysh se ne jemi 7 paralele prej secilit vit me nga 40 nxënës ndërsa ju jeni 12 paralele me nga 15 min – 20 max nxënës kështu që vetëm me numër juve ju mposhtim. Por problemi tjetër ku qëndron?

Problemi qëndron këtu nëse ju na jepni më shumë paralele ju do ti humbi paralelet e juaja dhe në këtë rast do të zvogëlohet numri i profesorëve tuaj, kurse do të rritet numri i profesorëve tanë. Nga ana tjetër ju dëshironi që ne çdoherë të mbetemi në klasë me nga 40 nxënës duke pasur parasysh një fjalë e cila thotë: Aty ku ka kuantitet (sasi) aty nuk ka kualitet (cilësi). Ju njashtu dëshironi që edhe më tej të ngelim injorant siç ka qenë në kohën e  sistemit komunist (socialist) ku sllavomaqedonasit i kanë burgosur profesorët shqiptarë dhe hoxhallarët tanë vetëm që të mos arsimojnë dhe përparojnë popullin; interesante shumë apo jo …  të burgosin pse dëshiron të shpërndash dituri  dhe të shkarkojnë prej posti vetëm që kërkon kushte të njëjta dhe të volitshme sikurse pala tjetër maqedonase.
Kjo njëherit është një turp shumë I madh për ne si popull por edhe për partinë në pushtet pasi që nuk u prononcua as edhe me një deklaratë zyrtare për të na mbrojtur neve si nxënës të kësaj shkolle por edhe zv. Drejtorin e shkarkuar.
Më habit edhe fakti se si prof. Arben Krivanjeva ka pranuar këtë post pët ta zëvendësuar zv.d. Nazmi Rramani kur e di se atë për çfarë e shkarkuan prej posti, ndërsa me pranimin e këtij posti profesori në fjalë do të jetë i kushtëzuar që të flasë vetëm në interes të drejtoreshës por jo edhe kundër saj, që është në kundërshtim për interesin tonë si shqiptarë por edhe si nxënës. Personalisht nuk kam asgjë kundër por dua të shpreh atë që unë po e mendoj sepse të gjithëve na është e garantuar “e drejta e lirë e shprehjes” dhe të gjithë kemi të drejtë që këtë ta shfrytëzojmë edhe pse kjo e drejtë kohëve të fundit na është kufizuar për shkak rastit në fjalë, por ne nuk do të frikësohemi sepse kur thuhet e vërteta sado e hidhur t’i dukej dikujt, shpirtrat e prirur kah e mira qetësohen ndërsa shpirtrat e prirur kah e keqja tmerrohen e tërbohen. Fjalët e vërteta shkaktojnë stuhi, tërmete dhe vullkane, kurse fjalët e pavërteta përkëdhelin dhe llastojnë. E ne do të vazhdojmë të flasim të vërtetën derisa e vërteta dhe e pavërtetat të marrin fund në këtë botë.

Porosia ime si nxënës për Drejtorëshën e shkollës në fjalë por edhe për të gjithë politikanët do të jetë që ta zgjedhin këtë problem në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe të mendohen edhe njëherë rreth vendimit të tyre përndryshe do të obligohemi që ta bojkotojmë mësimin sepse kjo është shkelje e të drejtave tona dhe kufizim i fjalës që është në kundërshtim me sistemin e ashtuquajtur “demokraci”.

Nxënës në shkollën Arseni Jovkov

Lajme të ngjashme

Back to top button