Qytetarët në prag të varfërisë, qeveria harxhon paratë pa dhënë llogari

Në kohën kur në Maqedoni shumica e qytetarëve ballafaqohen me problem të mëdha, me rroga të ulëta qoftë për të paguar në rregull edhe rrymën elektrike, qeveria propagandon me të gjitha mjetet se ekonomia e vendit është ndër më të mirët në rajon.

Sipas indeksit të lumturisë, për qytetarët e Maqedonisë lumturia duket një nocion i harruar. Shumica  qytetarëve jetojnë në prag të varfërisë. Shëndetësia reformohet në çdo hap, kur shumë mjek ikin nga vendi në disa spitale nuk mjek specialist, nuk ka ngrohje dhe pacientët rraskapiten për të ardhur në radhë. Gjendja nuk është aspak më e mirë edhe nëpër shkolla.

“Fëmijët gjatë gjithë kohës kanë të ftohtë në shkolla. Kjo është turp për të gjithë dhe për Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, jo vetëm për drejtorët dhe kryetarët e komunave. Këto punë ata duhet që t’i rregullojnë para se me filluar viti shkollor dhe jo tash të shpallin tender”, thotë prindi Borce Stoleski.

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, shtrojnë vërejtje të mëdha edhe me sistemin gjyqësorë në Maqedoni. Kur një qytetarë paditë, procedura gjyqësore zhegitet, ndërsa kur këtë e bën ndonjë funksionar atëherë procedura kryhet shpejtë.

Harxhimi i parave publike prek gjithnjë e më shumë shqetësimin e qytetarëve. Qeveria nuk pyet sa para jep për reklama deh as që jep llogari për atë se si i harxhon paratë e popullit.

Ish anëtarja e komisionit për anti korrupsion Vanja Mihajllovska, thotë se institucionet përkatëse aspak nuk janë deklaruar për kampanjën reklamuese qeveritare.

Edhe ish ministri i financave Xhevdet Hajredini, potencon jo transparencën e harxhimit të parave të qytetarëve nga qeveria. Ai thotë se nuk është e njohur efekti i reklamave qeveritare.

“Do të ishte skandaloze për cilin do shtet qoftë që të fshihte se si harxhohen paratë e shtetit. Kjo ndodhë vetëm në Maqedoni”, thotë Hajredini.

Në analizën e transparencës së harxhimit të parave publike, u tregua s institucionet presidenca, qeveria, prokuroria, harxhojnë para , por nuk tregojnë se për çfarë i harxhojnë ta.

“Tek ne vetëm diskutohet në këtë temë dhe pranohet ë heshtje se nuk mund të merret informacion se si harxhohen paratë e shtetit”, thotë Sllagjana Taseva.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button