Tetovë, lagjja Lenin “lahet” në ujërat e zeza

Lagjja Lenin e cila ndodhet vetëm 200 metra larg qendrës së Tetovës, është e stolisur me rrugë me gropa, ujëra të zeza që depërtojnë nëpër bodrumet e banesave, mungesë e ndriçimit publik dhe papastërti në të gjitha anët.

Banorët ankohen se komuna asnjëherë nuk ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës, përveç një intervenimi vitin e kaluar në rrjetin e  kanalizimit, por që nuk ka zgjidhur problemin për shkak të punimeve sipërfaqësore, vetëm sa për sy e faqe, shprehen banorët për Alsat-m.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button