BFI-ja vizitohet nga politikanët

Kreun e Bashkësisë Islame Sulejman Rexhepi e vizitoi sot delegacion i BDI-së i kryesuar nga zv/kryeministri Musa Xhaferri, deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, kryetarja e Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare Valentina Bozhinovska dhe ambasadori i Kosovës Ylber Hysa. Pas pritjes në bakllavanë tradicionale, funksionarët i uruan besimtarët mysliman në Maqedoni festën e madhe të Bajramit.

“I urojmë të gjithë besimtarëve, këtu në Republikën e Maqedonisë dhe gjithkund këtë festë të Fitër Bajramit, dëshirojmë që të ketë më shumë harmoni, bashkim dhe pajtime mes besimtarëve dhe shpresoj që të ketë më tepër solidaritet që të përballohen krizat sociale me të cilat mund të ballafaqohen familjet”, tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

“Isha këtu si përfaqësues i shtetit të Kosovës të uroj të parin e Bashkësisë Islame në Maqedoni për këtë festë të madhe, duke i dëshiruar atij dhe përmes tij të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni një festë me tolerancë, pajtim dhe suksese”, deklaroi Ylber Hysa, ambasador i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button