Mëngjesin e sotëm Maqedonia u dridh nga një tërmet prej 2.6 ballëve
Mëngjesin e sotëm Maqedonia është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter, transmeton Portalb.mk.
Epiqendra e tërmetit ishte mes fshatrave të Ohrit, Kuraticë dhe Openicë.
Sipas të dhënave të Qendrës sizmologjike evropiane-mesdhetare, tërmeti ka qenë në thellësi prej pesë kilometrash.