Festa e Bajramit, flamujt askund, shkilet ligji

Edhe pse është festë shtetërore në Maqedoni, dita e Fitër Bajramit, flamujt nuk valëviteshin njësoj. Në asnjë qytet dhe komunë ku shqiptarët nuk janë shumicë, nuk kishte asnjë flamur shtetëror nëpër shtiza, edhe pse një gjë e tillë është e obligueshme me ligj.

Ekipi i ALSAT M përshkoi pothuajse të gjitha rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit por flamuj nuk pa askund, përveç në Komunën e Çairit dhe atë të Sarajit. 

Ndërkohë, me rastin e Fitër Bajramit, festës e cila është shtetërore në Maqedoni, flamuj janë vendosur vetëm në Komunat me shumicë shqiptare siç është Tetova, Gostivari, Dibra dhe Struga.

Lajme të ngjashme

Back to top button