Kryengritësit sirianë sulmojnë karvanin e Asadit

Kryengritësit sirianë sot njoftuan se e kanë sulmuar karvanin me automjete në të cilin ndodhej presidenti Bashar al Asad, derisa ai ka shkuar për t’u falur në një xhami në Damask me rastin e festës myslimane Fitër Bajramin.

Asad nuk është lënduar në sulm, ndërsa televizioni shtetorër publikoi incizim në të cilin shihet se si presidenti sirian merr pjesë në faljen e namazit në xhaminë Anas bin Malek. Sulmi është kryer në qarkun Al Malki i cili kufizohet me rajonin ku ndodhet rezidenca presidenciale, pohojnë dëshmitarë.

Një përfaqësues i lartë ushtarak i Armatës së lirë siriane deklaroi se kryengritësit kanë pasur informatë për viktima midis shoqëruesve të presidentit.

Më shumë se 100.000 njerëz e kanë humbur jetën nga fillimi i përleshjeve në Siri në mars të vitit 2011, ndërsa miliona njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button