Në pikën kufitare Preshevë janë konfiskuar një ton marihuanë

Punonjësit doganorë serb të vendkalimit kufitar Preshevë, në kufirin e Serbisë dhe Maqedonisë, kanë zbuluar një ton marihuanë.

Drogën sipas agjencisë “Presheva jonë”, doganierët e kanë gjetur mbrëmë me skener mobil në një kamion frigorifer grek. Është arrestuar shtetasi grek M.G. (49) i cili e ka drejtuar kamionin i cili ka qarkulluar në relacionin Greqi­Kroaci.

Shoferi grek para policisë ka deklaruar se nuk di asgjë për marihuanën, dhe se kamioni ka mbetur dhjetë ditë në Shqipëri ku edhe ai ka qëndruar, ndërsa mallin e ngarkuar është dashur ta transportojë deri në Kroaci. Kjo deri tani është sasia më e madhe e marihuanës së konfiskuar në këtë vendkalim.

Lajme të ngjashme

Back to top button