11 vjet e 9 muaj burg për hajnat e postave dhe lokaleve

Gjykata Themelore në Prishtinës ka shpallur fajtorë të akuzuarit për një seri vjedhjesh nëpër posta dhe lokale të lojërave të fatit në kryeqytet.

Dardan Krivaça u dënua me katër vjet e gjysmë burg, Erxhen Daneja e Anton Beluli me nga 2 vjet, Arbnor Lika me një vit e 8 muaj dhe Tefik Dashi tre muaj më pak se Lika (1 vit e 5 muaj).

Anton Beluli nga prokuroria Themelore e Prishtinës akuzohej se me persona të panjohur më 12 janar 2013 nën kërcënimin e revoles në Lagjen “Dardania” në Postën Private “Euro Phone” nga e dëmtuara V. D. ka grabitur një shumë parash prej rreth 200 eurosh dhe kartela grithëse në vlerën e 1 mijë e 300 eurove.

Dardan Krivaça, i akuzuari për veprat e njëjta si Beluli, por të kryera në bashkëkryerje, me Erxhen Danenë, Korab Kasumajn e Arbnor Lilën akuzohen se më 24 dhjetor 2012 në postën që ndodhet në oborrin e QKUK-së nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 912 euro të pazarit ditor dhe kuletën e të dëmtuarës L.A.

Krivaça akuzohet nga prokuroria edhe për një grabitje tjetër përsëri në bashkëkryerje, këtë herë me Tefik Dashin, Shahin Memën dhe një person të panjohur. Në këtë rast më 23 janar 2013 këta të katër kishin grabitur 500 euro dhe tre telefona mobilë në Lokalin “Kajot” te objektet e “Lesnës

Lajme të ngjashme

Back to top button