City një hap më afër Chelseat

Manchester City e ka shfrytëzuar humbjen e Chelseas nga Newcastle. Ekipoi i Manuel Pellegrinit ka shënuar fitore ndaj Evertonit me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së katërmbëdhjetë të Premierligës.

Hero i kampionit të Anglisë ishte Yaya Toure, i cili në minutën e 24-të shënoi golin e fitores, nga pika e badër. Por, këtë humbje e ka zbehur lëndimi i Sergio Agueros, i cili është detyruar të largohet nga fusha në minutën e shtatë.

Pas kësaj fitore, Manchester City ngjitet në kuotën e 33 pikëve, tre më pak sesa lideri i tabelës Chelsea.

Lajme të ngjashme

Back to top button