Roma i shpëtoi disfatës nga Sassuolo
Roma nuk ka arritur ta shfrytëzoj barazimin e Juventusit ndaj Fiorentinës për t’iu afruar krehur të tabelës në Serie A. Romakët nuk kanë arritur më shumë se një barazim (2:2) ndaj Sassuolo në Olimpico.
Mysafirët e nisën furishëm takimin duke realizuar dy gola të shpejtë nëpërmjet sulmuesit të tyre, Simone Zaza, në minutën e 15-të dhe 18-të.
Por, Roma u rikthye në pjesën e dytë edhe pse nga minuta e 51-të luajti me një lojtarë më pak pasi gjyqtari i takimit e përjashtoi nga ndeshja Daniele De Rossin, i cili u ndëshkua me dy karton të verdhë.
Roma arriti ta zvogëloi epërsinë e mysafirëve në 1:2 me golin e Adem Ljajicit, të cilin e realizoi nga penallti në minutën e 78-të. I njëjti lojtarë shënoi në kohën shtesë për t’i nxjerr një pik të vlefshme romakëve.
Pas këtij barazimi, Roma mbetet e dyta me 32 pikët të tubuara, tre më pak sesa Juventusi.