Emigrimi në Belgjikë do të kushtojë 225 euro

Sektori i azilit  dhe migrimit të Belgjikës, shpjegon planet e qeverisë sipas së cilës ata që do të emigrojnë në territorin belg do të paguajnë 225 euro.

Nëse emigranti refuzon të paguaj këtë shumë, do të ballafaqohet me “sanksione të rënda” edhe atë përjashtimin urgjent nga territori, me ndalim të plotë që sërish hyrjë në Belgjikë.

Sekretariati shtetëror shtoi se kjo nuk do të vlente për “grupet e rrezikuara”, siç janë “ viktimat e tregtisë me qenie njerëzore, të miturit pa prindër ose kujdestar, kërkuesit e azilit dhe shtresat e Bashkimit Evropian”.

Këshilli Shtetëror aktualisht “kontrollon përputhjen e kësaj mase me të drejtën kushtetuese, të drejtën evropiane dhe atë ndërkombëtare”.

Instanca më e lartë e shtetit dëshiron të shohë listë precize të njerëzve që do të ishin të përfshirë në këtë masë e cilët do të lirohen nga pagesa. Gjykata konsideron se nuk guxon të ketë “zona gri” në interpretimin e ligjit sepse në rast të mos pagesës sanksionet mund të jenë shumë të “rënda”.

Lajme të ngjashme

Back to top button