Hoxha: PDSH-ja qesharake dhe hipokrite me akuzat për Buxhetin 2014

Me reagim ekspres ka dalë zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha lidhur me reagimet e PDSH-së për Buxhetin e vitit 2014.

“Është hipokrizi dhe qesharake kur një vlerësim i këtillë vjen nga subjekt politik që gjatë funksionimit të vet, apo gjatë qeverisjes së vet për fatë të keqë nuk ka inicuar apo realizuar asnjë projekt shqiptar me mjete nga buxheti.” thotë Hoxha.

Sipas tij, është qesharake të vlerësohet se është buxhet një etnik dhe diskriminues.

“Pyesim a është diskriminues ndërtimi i Sheshit Skenderbeu ku janë paraparë për vitin e ardhshëm edhe  150 milion denarë tjera, a është diskriminues ndërtimi i ujësjellësave nëpër komunat shqiptare, Likovë, Zajaz, Tetovë, a është diskriminues buxheti prej 635 milion denarë për Universitetin Shtetëror të Tetovës, investimet në arsimin shqip që shënojnë rritje me mbi 25 për qind, vazhdimi i projektit për ndërtimin e sallave të sportit në vendbanimet ku jetojnë shqiptarë. A është diskriminues ndërtimi i spitaleve, sic është ai i Kërcovës, 40 mil denarë për vitin e ardhshëm dhe 40 milion denarë për Qendrëna Klinike të Tetovës, rikonstruktimi i Teatrit Shqiptar në Shkup me 76 milionë denarë, ndërtimi i teatrit dhe i bibliotekës në Tetovë me 70 milionë denarë, a është diskriminues stacioni për pastrimin e ujit në Saraj, ndërtimi i stacionit filtrues në Gostivar, ndërtimi i rrugëve rajonale dhe magjistrale si dhe projekte tjera që smund ti ndajmë në baza etnike sepse bëhet fjalë për projekte që realizohen në gjithë pjesët e vendit e vendit.” thotë Hoxha.

Vazhdojmë ti realiozjmë të gjitha projektet që i kemi premtuar dhe janë në programin tonë partiak dhe programit të përbashkët të Qeverisë, thotë ai, “për dallim nga të tjerët të cilët nuk kanë një projekt që mund ta përmendin para opinionit” pëfundoi zëdhënësi i Qeverisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button