Sadiki: Të ndjekim shembullin e Turqisë

Vizita e fundit e kryetarit të Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki në Turqi ka zgjuar interesin edhe të mediave në gjuhën turke. Kështu që një nga gazetat më serioze dhe më me peshë në Turqi “Zaman”, në artikullin me titull: “Bursa për botën një mesazh i unitetit”, ka cituar edhe deklaratën e kryetarit Sadiki, në të cilën ai e ka cilësuar sistemin e pushtetit lokal në Turqi si një shembull dhe model për Maqedoninë.

“Rajoni duhet të ndjek shembullin e Turqisë se si duhet të funksionojë administrata dhe pushteti lokal. Meqë jemi në Bursë mënyra se si funksionon pushteti lokal në Bursë duhet të jetë një model për administratën tonë komunale, se si duhet ajo të vihet në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari Sadiki për gazetën “Zaman” të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button