Kukës, rrezikojnë të izolohen banorët e komunave Shishtavec dhe Zapod

Më shumë se 3500 banorë të 6 fshatrave të komunave Shishtavec e Zapod, në Kukës, rrezikohen që të izolohen pasi ura në të cilën kalojnë çdo ditë është amortizuar duke u kthyer në një rrezik edhe për jetën e tyre.

Kjo urë e ndërtuar shumë vite më parë, me harqe druri tashmë është. Banorët thonë se kalimi në të është një rrezik, ndërkohë që kryetari i komunës Shishtavec, thotë se në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturë do marrë vendim për mbylljen dhe mos lejimin e kalimit të automjeteve, pasi nga dëmtimi i saj automjetet mund të bien në ujin e përroit të fshatit.

Ura në fjalë është në fshatin Cernalevë, zonë e cila shoqërohet nga reshje të dendura shiu e dëbore, kushte të cilat mund të sjellin bllokimin e saj./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button