Dnevnik: Sulejman Rexhepi po bën “shqiptarizimin e BFI-së”

95 për qind e strukturës dhe funksioneve të Bashkësisë Islame kontrollohen nga shqiptarë myslimanë, dhe vetëm 5 për qind nga myslimanët e bashkësive të tjera etnike, shkruan e përditshmja Dnevnik. Nga kjo gazetë akuzojnë kreun Sulejman ef. Rexhepi për “shqiptarizimin e Bashkësisë Fetare Islame”.

“Dnevnik” analizon se si të gjithë krerët e BFI-së, drejtuesit e institucioneve arsimore fetare, krerët e shoqatave dhe myftinjtë janë thuajse që të gjithë shqiptarë.

Për të qenë akuzat më të qëndrueshme, gazeta përcjell deklaratat e përfaqësuesve të komunitetit turk dhe boshnjak.

Kryetari i Partisë Lëvizja e Turqve në Maqedoni Adnan Qahil thotë se nuk është i kënaqur nga përfaqësimi i turqve në Bashkësinë Islame dhe po kështu shprehet edhe Ismail Bojda, kryetari i goranëve të Kosovës, që në këtë shkrim cilësohen si “maqedonas myslimanë”.

“Kuadrot shqiptare janë më të përfaqësuarit në qendrën e BFI-së – shefi i kabinetit të Reisit, zëdhënësi i BFI-së, përgjegjësi për pronën e vakëfit, shoferi i Reisit, arkëtari dhe sigurimi janë që të gjithë maqedonas. Përjashtim bëjnë vetëm të punësuarit e Sektorit të Financave dhe të Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe, ku është i punësuari një arab. Thuajse identike është edhe situata në strukturat më të ulëta të Fakultetit të Shkencave Islame, si dhe të Medresesë”, shkruan “Dnevnik”.

Lajme të ngjashme

Back to top button