Vdes futbollisti që u godit me tullë në kokë

Futbolli argjentinas është në zi. Lojtari argjentinas, Franco Nieto, ka ndërruar jetë pasi është goditur në kokë me një tullë nga tifozët pas ndeshjes mes Chacaritas dhe Tiros.

Pas pesë ditësh në koma, lojtari 33 vjeçar ka humbur jetën. Ai ishte goditur me tullënë kokë nga tifozët e Chacaritas, të cilët ishin të zemëruar pas ndeshjes.

Sipas mediave argjentinase, ky është futbollisti i 15-të që humbë jetën në futbollin argjentinas gjatë vitit 2015.

Futbolli ka filluar të shndërrohet në dhunë. Në fundjavën që e lamë pas u vra tifozi spanjoll para ndeshjes Altetico Madrid-Deportivo La Coruna, ndërsa javë më parë edhe në Stamboll u therr me thikë një tifoz serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button