Drita në mision të pamundur

Sot në futbollin e Maqedonisë edhe pse garat kanë përfunduar në të gjitha kategoritë, do të luhet futboll, edhe atë ndeshjet e çerekfinales së Kupës, ndërsa në program janë vetëm dy përballje.

Skuadra e Dritës së Bogovinës është nikoqire e Horizont Turnovës, por që në këtë ndeshje nuk pritet të ndodhë ndonjë befasi, duke marrë parasysh se në ndeshjen e parë Turnova e ka fituar me rezultat të lartë 5:0.

Ndeshja e dytë që luhet sot është ajo në mes Teteksit dhe Miravcit, që këta të fundit në duelin e parë shënuan një gol, e që do të mundohen ta mbrojnë në përballjen e dytë në Tetovë. Të dy ndeshjet luhen me fillim në orën 13:00.

Ndërsa të shtunën me 6 dhjetor takohen Renova – Vardari të cilët ndeshjen e luajnë në Tetovë, e ku Vardari udhëton me epërsinë 3:1, ndërsa Ranotniçki do të kërkojë të eliminojë Euromilkun e Ligës së Dytë, e cila në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore me rezultat 3:2. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button