Hovit dhe zëvendësuesi i tij Vajgëll për vizitë në Maqedoni

Deputeti në Parlamentin evropian dhe ish raportues për Maqedoninë, Riçard Hovit sot në BE­Info Qendrën në Shkup do të mbajë ligjëratë. Siç informojnë nga BE­Info Qendra, në ligjeratën e euro deputetit britanik do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, të shoqërisë civile, si dhe nga ambasadat e anëtareve të BE­së.

Pas ligjeratës, Hovit do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me Ivo Vajgëll, i cili është raportues i ri për Maqedoninë në Parlamentin evropian. Riçard Hovit dje u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, me të cilin. siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, e vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur angazhime për vazhdimin e komunikimit në tema të interesit të përbashkët.

Kryeministri Gruevski i shprehi falënderim euro deputetit Hovit, për angazhimin e tij të deritanishëm dhe kontributin nl zbatimin e reformave dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt BE­së. Kryeministri dha edhe vlerësim pozitiv për mbështetjen të cilën PE vazhdimisht ia mundëson Republikës së  Maqedonisë në procesin e avancimit të gjendjeve dhe përmbushjen e standardeve evropiane. Dy bashkëbiseduesit folën edhe për planin qeveritar të aksionit për reformat e ardhshme, që është përgatitur në pajtim me rekomandimet e Komisionit evropian.

Hovit theksoi se edhe në periudhën në vijim, si edhe deri më tani, në kuadër të angazhimeve të veta do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në procesin e arritjeve të standardeve evropiane dhe euro­atlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button