KS mblidhet sot për Kosovën, të pranishëm dhe Thaçi e Vuçiç

Sot pasdite zhvillohet në Nju Jork mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon mbi zhvillimet tremujore në Kosovë.

Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ndërkaq edhe Serbia do të përfaqësohet nga kryeministri Aleksandër Vuçic, që do të jetë pjesëmarrja e tij e parë në këtë cilësi në takimet e Këshillit.

Në New York për sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi do t’i prezantoj rezultatet e Kosovës sa i përket organizimit të zgjedhjeve dhe finalizimit të formulës gjithëpërfshirëse qeverisëse, përfundimin e negociatave për MSA, raportin e progresit për liberalizim të vizave, përfshirjen e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS por edhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet Sovran.

Ban Ki-Moon në këtë raport shpreh shqetësimin për moskonstituimin pas zgjedhjeve të organeve udhëheqëse të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike në radhë të parë liderëve të tyre që të rrisin përpjekjet në mënyrë që zgjedhjet e 8 qershorit të jenë të suksesshme.’/ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button