Presidenti i Maqedonisë, Ivanov takon zëvendës presidenten e Vietnamit, Ngujen Ti Zoan

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në pallatin presidencial “Villa Vodno”, priti zëvendës presidenten e Republikës Socialiste të Vietnamit, Ngujen Ti Zoan, e cila me delegacionin që e shoqëron, po zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës presidentja e Republikës Socialiste të Vietnamit, Ngujen Ti Zoan dhe delegacioni i saj, u nderuan me ceremoni zyrtare nga presidenti Ivanov, të cilët më pas zhvilluan edhe një takim dy palësh, në të cilin diskutuan për forcimin dhe bashkëpunimin e raporteve mes dy vendeve, veçanërisht në sferën ekonomike.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, informoj se në takimin dy palësh është diskutuar që në periudhën e ardhshme të angazhohen dhe të kompensojnë bashkëpunimin e humbur deri më sot, duke shtuar se: “Sot bëjmë një hap i rëndësishëm duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet qeverive të dy vendeve dhe pres që vitet e ardhshme të angazhohemi maksimalisht të përdorim të gjitha mundësit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, që është prioritet i parë për marrëdhëniet tona”.

Zëvendës presidentja e Republikës Socialiste të Vietnamit, Ngujen Ti Zoan, tha se të dy vendet duhet të vazhdojnë me vizita të rregullta për shkëmbimin e mendimeve në të gjithë nivelet, si dhe të angazhohen në përmirësimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, të arsimit, të kulturës dhe të turizmit, me qëllim të zbatimit të dokumenteve të nënshkruara për bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Pas takimit me presidentin e Maqedonisë, zëvendës presidentja e Republikës Socialiste të Vietnamit, Ngujen Ti Zoan dhe delegacioni i saj zhvilloi takim me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ndërsa Ministri i Ekonomisë të Maqedonisë, Bekim Neziri, dhe zëvendës ministri i Industrisë dhe Tregtisë të Vietnamit, Do Tang Hai, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button