“Dita e drurit” në Komunën e Çairit

Aksioni “Drita e drurit-mbille ardhmërinë tënde”, zyrtarisht fillon nesër me mbjelljen e fidaneve nga ana e nxënësve dhe studentëve në mbarë vendin.

Me këtë rast në Komunën e Çairit sot u realizua projekti i cili tashmë e disa vite është duke u zbatuar. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti paralajëmroi se ditën e nesërme do të mbillen 400 fidane, ku do të përfshihen të gjitha oborret e shkollave dhe kopshteve, institucione si dhe lagje brenda territorit të komunës sonë.

Aksioni filloi në sh.f. “Kongresi i Manastirit” dhe “Universitetin Shtetëror të Tetovës” –disperzimi në Shkup, me ç’rast do të vazhdohet rreth e përqark territorit të Çairit. “Për këtë rast kemi organizuar edhe transport për qytetarët që duan të marrin pjesë neser në ditën e drurit për mbjelljen e fidaneve. Ashtuqë si komunë jemi të kyç intensivisht në këtë projekt për të cilin mendojmë se është në interes të komunave dhe qytetarëve në përgjithsi”, deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti

Lajme të ngjashme

Back to top button