Zëvendëspresidentja e Vietnamit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni

Zëvendëspresidentja e  Republikës socialiste të Vietnamit Ngujen Ti Zoan, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, shefi i shtetit do të ketë takim tet-a-tet me Zoan, ndërsa delegacionet e të dy shteteve do të mbajnë mbledhje plenare. Zoan do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski.

Shkak për vizitën është thellimi i bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët mes të dy shteteve, si dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Republika e Maqedonisë vazhdon të ketë politikë të jashtme përgjegjëse dhe aktive, politikë të sinqeritetit ndaj të gjithëve, e cila është e kompletuar me integrimet evropiane dhe euroatlantike të shtetit tonë. Duke i përparuar miqësitë e vjetra me shtetet e botës, ndërtojmë edhe të reja, në interes të qytetarëve të Maqedonisë, thonë nga Kabineti i presidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button