Jennifer Lawrence provon edhe këndimin
Në filmin e radhës të “Hunger Games”, Jennifer Lawrence, përveç aktrimit i është dashur edhe të këndojë si pjesë e skenarit. Personazhi i saj në film, Katnis këndon “The hanging tree”, njërën prej kolonave zanore të “The Hunger Games: Mockingjay – Part 1”.
Teksti është i “The Lumineers” dhe kompozuar nga James Newton Howard. Ideja fillestare ishte të jepte efektin e dëshiruar në film, por zëri i Jennifer Lawrence ka shkuar përtej. Aktualisht kënga ndodhet në vendin e 29 në rënditjen britanike dhe kjo ishte e paparashikuar edhe për vetë autorët e filmit.





