Provimi i jurisprudencës do të jepet në formë elektronike

Ministria e Drejtësisë informon me anë të një njoftimi të gjithë kandidatët se provimi i jurisprudencës për afatin e Dhjetorit do të jepet në formë elektronike, ky sistem i nënshtrimit të provimit fillon me  implementimin prej këtij afati  për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit  të jurisprudencës në tetor të vitit 2013.
Për dhënien e provimit në këtë formë,  në komisione të caktuara për lëndët në të cilat kandidatët do t’u nënshtrohen janë përgatitur pyetje nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve nga programi i përgatitur në kuadër të  ministrisë së drejtësisë.

Sot  në Qendrën për provime të jurisprudencës vizitë realizoi edhe Ministri i Drejtësisë Dr.Adnan Jashari i cili nga afër u njoftua për mënyrën dhe kushtet e dhënies së provimit në formë elektronike.

Pas vizitës në këtë qendër ministri Jashari deklaroi se kjo mënyrë e dhënies së provimit do të jetë  më efikase dhe harmonizohet në kuadër të standardeve bashkëkohore.

Informohen të gjithë kandidatët se provimi do të realizohet në Qendrën  për provimin e jurisprudencës ASSECO, në këtë adresë: rr.HristoSmirenenski,  nr. 30.

Lajme të ngjashme

Back to top button