KE i jep Maqedonisë 20 milion euro për buqësinë

Komisioni Evropian i miratoi Maqedonisë një grant prej 20 milion eurosh për zhvillimin e bujqësisë në komunat rurale. Paratë do të shfrytëzohen për dy projekte – njëri për infrastrukturën, tjetri për ujitjen.

 “Me këtë projekt përkrahet zhvillim rajonal i barabartë dhe  zhvillimi i vendeve rurale, përkatësisht do të orientohet për kushte më cilësore për jetë dhe zhvillim ekonomik të rajoneve më pak të zhvilluara. Në këtë drejtim projekti përputhet me prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë, si dhe në përparësitë e agjendës evropiane për zhvillim rajonal të barabartë”, deklaroi Zoran Stavrevski, ministër i financave.

“Me  këto mjete për infrastrukturën rurale, Maqedonia ec në hap me vendet e BE-së në raport me ndryshimet klimatike dhe ekonomizimin e ujërave. Ndërkaq, 2 milion euro do të shkojnë për identifikimin  dhe lokacionet e kapaciteteve të RM-së  në shfrytëzimin dhe zbatimin e sistemeve të ujitjes me efikasitet më të mirë të mundshëm. Kjo mënyrë shtesë do të ndihmojë edhe për IPA2 ku janë paraparë 106 milion euro, mjete të pakthyeshme nga BE-ja për  periudhën nga  2014-2020”, tha Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër i çështjeve evropiane.

Euroabasadori Aivo Orav pret që ky grand ta përmirësoj cilësinë e jetës në vendet rurale.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, 23 milion euro nga BE-ja dhe mjetet nacionale drejtpërdrejtë do të dedikohen për zonat rurale dhe banorëve të tyre. Besoj se kjo paraqet mundësi të shkëlqyer për riafrimin se Evropa kujdeset për popullsinë rurale dhe bujqësinë, jo vetëm në BE- por edhe në vendet tjera”, u shpreh Aivo Orav- ambasador i BE-së në Maqedoni.

Deri në fund të muajit do të publikohen shpalljet ku komunat do të mund të aplikojnë me projekte që të marrin te një pjesë e këtyre mjeteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button