Hillary Clinton: Unë në krye të Amerikës!!

Hillary Clinton ka vendosur t’i hyjë garës për Presidente të Amerikës. Ajo thotë se nëse fiton besimin e amerikanëve dhe zë vendin kur dikur ishte burri i saj, përmbushet edhe premtimi për barazi i shkruar në Kushtetutë. Clinton ka folur edhe për skandalet seksuale të burrit të saj, për vrasjen e Bin Landenit, Putinin, Berlusconin, BE’në, luftën në Irak.

Hillary Rodham Clinton del nga historia dhe nga kronika, të cilën edhe ajo prej një gjenerate e ka shkruajtur dhe e ka vuajtur dhe që do të donte të vazhdonte ta shkruante, për t’u rifutur në botën ku jetojmë ne të tjerët.

Përse vallë një person i shëndetshëm mendërisht, e kulturuar, eksperte, që ka parë dhe përjetuar tmerret e fushatave elektorale nga brenda, duhet të vuajë sërish ato tortura e të bëhet Presidente?

Hillary Clinton: Sepse mendon, beson në mënyrë të palëkundur se mund të bëjë ndryshimin për mirë në jetën e kombit të vet, duke ulur pabarazitë, duke shpërndarë më shumë drejtësi.

Për këtë arsye ju mund të garoni?

Hillary Clinton:Nuk ka arsye tjetër, për t’u përpjekur për t’u zgjedhur në demokraci, përveç kësaj: të bësh ndryshimin për më mirë në vendin tënd, asnjë arsye tjetër. Ose përndryshe është vetëm ambicie, vanitet, dëshirë për pushtet. Janë ato gjëra që e bëjnë politikën të errët, që ua shpifin zgjedhësve, që i shndërrojnë politikanët në personazhe që qytetarët i përbuzin, sepse i shohin si personazhe që ndjekin vetëm interesat e tyre.

Dhe e vuajnë demokracitë tona.

Hillary Clinton: Lindin populizmat, rilindin nacionalizmat, demagogët që vënë në rrezik mirëqenien e të gjithëve ne.

Por pastaj e bëjnë, apo a e bëni, këtë dallim të bekuar?

Hillary Clinton: Kur Billi doli nga Shtëpia e Bardhë, la një Amerikë më të begatë nga sa e kishte gjetur, me shtatë milionë të punësuar më shumë, me bilancin pozitiv, marrëdhënie të mira me pjesën tjetër të botës. Tani më thoni ju nëse kur George Bush u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai e la Amerikën në gjendje më të mirë. Mjafton të mendoni katastrofën e Irakut. Vetëm një i verbuar nga partitizmi mund ta thotë…

Lajme të ngjashme

Back to top button