Kërcënonte Ramën me SMS, arrestohet avokati Bashkim Hoxha

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë disa kërcënime në celularin e tij, që i dërgoheshin me mesazh nga avokati Bashkim Hoxha, i cili është arrestuar sot. Njoftohet se kërcënimet e Hoxhës ndaj kryeministrit shqiptar kanë vazhduar për ditë me radhë, madje edhe gjatë orëve të natës. Fillimisht është menduar se SMS-të janë dërguar nën ndikimin e alkoolit, por kur ato kanë vazhduar për disa ditë, Rama ka vendosur të denoncojë kërcënuesin. Hoxha është një ndër avokatët që kanë mbrojtur Dritan Dajtin, person i akuzuar për vrasjen e policëve. Nesër, ai do të dalë përpara Gjykatës për masën e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button