Studentët votojnë për kryetarin e PS, në USHT, rezultati pritet më vonë

Deri në orën 17 studentët e USHT-së, mund të hedhin votën e tyre për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit Studentor.

Zëdhënësi i USHT-së, Selam Selami, thotë se gara zgjedhore për kryetar të Parlamentit Studentror në USHT e filluar në orën 9.00 të mëngjesit është du ke u zhvilluar pa ndonjë problem. Sipas tij Komisioni zgjedhor i krijuar për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit studentor është i kënaqur me jehonën e votime në mesin e studentëve nëpër fakultete të ndryshme.

Selami thotë se pas orës 17 do ët fillojë numërimi i votave dhe diku më vonë do të shpallen edhe rezultatet preliminare, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të njftohen edhe rezultaet zyrtare.
Kryetari i Komisionit zgjedhor, Faik Bajrami ka deklaruar se procesi zgjedhor zhvillohet në të gjitha hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në studimet e disperzuara, në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe qytetin e Strugës.

“Sot, që nga ora 09:00 e mëngjesit ka filluar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor të USHT-së, ndërsa të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë. Ajo që deri më tani vërehet është interesimi i madh i studentëve për të votuar. Ne si Komision zgjedhor jemi në terren gjatë gjithë kohës për të vëzhguar procesin se si po zhvillohen zgjedhjet, po ashtu edhe në studimet e disperzuara, në bazë të informatave të para që i kam marrë nga anëtarët e komisioneve, procesi zhvillohet në kushte normale dhe atje ka jehonë të madhe të studentëve që votojnë, deri në mbylljen e votimeve ka edhe shumë kohë, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë deri në fund”, tha Bajrami.

Lajme të ngjashme

Back to top button