Maqedoni, shënohet Dita Ndërkombëtare e luftës kundër Sidës

Në këtë vend numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Sidës prej vitit 1987-2013 është 71. Në krahasim me rajonin, në Maqedoni ka më pak të sëmurë nga Sida se Shqipëria, ndërsa më shumë se Kosova

SHKUP (AA) – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër Sidës, në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit, u zhvillua takim edukativ dhe debat shkencor me moto “Jeto jetën, merr kontrollin, ndal Sidën”, organizuar nga Unioni i Studentëve të Mjekësisë së Maqedonisë në bashkëpunim me Shkencat Humane në Fushën Kërkimore Evropiane (HERA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Ditën Ndërkombëtare e luftës kundër Sidës, që prej vitit 1988, çdo 1 dhjetor përkujtohen njerëzit të cilët kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, si dhe ndërgjegjësohet bota të vlerësoj përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga kjo sëmundje.

Koordinatore e projektit të HERA-së, Tanja Stankova, tha se HERA si organizatë e cila prej 15 vitesh merret me parandalimin e virusit HIV, edhe këtë vit ka ndërmarr aktivitete për promovimin dhe informimin e mbrojtjes ndaj virusit gjatë marrëdhënieve seksuale dhe shëndetit produktiv në publik dhe në këtë drejtim nga 21-29 nëntor u organizua java evropiane e testimit të virusit HIV e cila u zhvillua në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ku qytetarët kishin mundësi të bëjnë testimin shpejt dhe falas.

“Këtë vit me aktivitete kemi filluar më herët me qëllim që të motivojmë qytetarët më herët të fillojnë të diskutojnë hapur për virusin HIV, dhe të jenë të informuar me të dhëna të sakta rreth virusit, sepse një numër i madh i hulumtuesve konfirmojnë se veçanërisht fëmijët nuk kanë njohuri për mbrojtjen ndaj virusit HIV”, tha Stankova.

Studente në Fakultetin e Mjekësisë, Ljubica Proevska tha se Unioni i Studentëve të Mjekësisë së Maqedonisë përpiqet çdo vIt të zhvillojë fushatë në lidhje me sëmundjen e Sidës, të cilët duan qartë të informojnë dhe jo të diskriminojnë se Sida transmetohet përmes kryerjeve të marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje, përdorimi i pajisjeve josterile mjekësore dhe kalimi i sëmundjes nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes së fëmijës dhe gjatë ushqyerjes me gji.

Proevska veçoi se Sida nuk transmetohet përmes përqafimeve, puthjeve, kontakteve me të infektuarin, kollitjes ose teshtitjes dhe kjo nuk do të thotë se nga një shok i infektuar nga Sida do të transmetohet sëmundja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni testimi për evidentimin e Sidës bëhet prej vitit 1986, ku deri në vitin 2011 janë prekur 146 persona nga ky virus, ndërsa në vitin 2013 me këtë sëmundje ishin të prekur 120 persona. Në këtë vend numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Sidës prej vitit 1987-2013 është 71. Në krahasim me rajonin, në Maqedoni ka më pak të sëmurë nga Sida se Shqipëria, ndërsa më shumë se Kosova.

Në botë 35 milion njerëz janë të prekur me virusin HIV/Sida, nga të cilët 3.2 milion janë fëmijë. Deri në fund të vitit 2013 nga 28 milion njerëz në nevojë, 11.7 milion marrin trajtim me antiretrovirale. Organizata Botërore e Shëndetësisë më 1 dhjetor të këtij viti nxjerr një rekomandim të ri për antiretroviralet, si një parandalim urgjent pas ekspozimit të HIV-it. Rastet më të shumta të prekur nga ky virus vijnë nga vendet me të ardhura ekonomike më të ulta.

Lajme të ngjashme

Back to top button