Arifi: Ata që kërkojnë dorëheqjen time le të garojnë në zgjedhjet e 2017

Kryetarja e Komunës së Tetovës, e cila ishte kandidate për kryetar e Degës së BDI-së, ka deklaruar se ka hyrë në këtë konkurencë pa bërë aspak lobi dhe pa shkuar tek delegatët as ti lus as ti kërcënoj as t`iu ofroj favore që të votojnë për mua.

Pas humbjes së garës për kryetar të Degës së BDI-së, në rrjetet sociale qytetarët tetovar kanë kërkuar dorëheqjen e saj. Në përgjigje të këtyre thirrjeve ajo i fton ato që kërkojnë dorëheqjen e saj që të garojnë në zgjdhjet lokale të vitit 2017.

“Kryetarja e komunës së Tetovës udhëheq me komunën e Tetovës në bazë të 24 000 votave që i ka marrë nga qytetarët pa dallim partie apo përkatësie etnike e fetare dhe duke u bazuar në këtë verdikt të qytetarëve unë udhëheq dhe përpiqem atë ta bëj në mënyrën më të drejtë. E sa i përket përballjes me komunën e Tetovës le të urdhërojë kush të dojë që ia mban dhe që mendon që i merr 25 000 vota i pres në fushë të mejdanit, se burrat në fushë të mejdanit takohen”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Pas debaklit të djeshëm në kuadër të degës së Tetovës ku Teuta Arifi si nënkryetare e partisë dhe kryetare e Tetovës mezi arriti të merr 21 vota nga gjithsej 120 delegatet, parashtrohet pyetja kush i fitoi 24 mijë votat në zgjedhjet e fundit lokale Teuta Arifi apo BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button