Shënohet Dita botërore për luftë kundër SIDA-s

Maqedonia sot do ta shënojë 1 Dhjetorin, Ditën Botërore kundër SIDA-s.

Nën moton “Kënaqu me jetën, ndërmerr kontroll, STOP SIDA!”, Lidhja e studentëve të mjekësisë në Maqedoni në bashkëpunim me Parlamentin studentor të Universiteti “Sh Cirili dhe Metodi” dhe H.E.R.A me mbështetje nga brendi Dureks, në platonë para UCM studentëve do t’u ndajë materiale edukative. Pastaj në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” do të mbahet tribunë nga përfaqësuesit e asociacionit “H.E.R.A ” ndërsa ligjërata edukative do të ketë edhe në shkollat e mesme “Zdravko Cvetkovski dhe “Zef Lush Marku”.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s janë paraparë edhe disa aktivitete në komunën e Gostivarit, të organizuara nga Këshillit i të rinjve.

Me qëllim që të ngritët vetëdija te qytetarët në këtë fushë prej orës 11 deri në orën 13 në qendrën e qytetit do të ndahen fletushka  me përmbajte informative, ndërsa në orën 19 në sallën e Këshillit do të bahet ligjëratë në të cilën të pranishmit do të munden më hollësisht të informohen për simptomat, parandalimin, trajtimin dhe statistikat e sëmundjes.

Ligjëratë profesionale në temën “Përkushtohu, shoqërohu, realizo – gjeneratë pa SIDA” do të mbahet në Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button