Ligjet për ujërat, për mbrojtjen sociale dhe për rrogën minimale sot në rend të ditës

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për ujërat, për mbrojtjen sociale dhe për rrogën minimale në Republikën e Maqedonisë, të gjitha në lexim të dytë, janë në rendin e ditës të seancës së 24­t kuvendore.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për propozim­ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në Programin e Unionit Fiskalis 2020, si dhe për propozim­ligjin e plotësuar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë në lexim të dytë.

Në rendin e ditës janë edhe leximet e dyta nga propozim­ligji plotësues për ndryshime dhe plotësime të ligjit për furnizime publike, propozim­ligjet për shndërime të kontrollimeve të Republikës së Maqedonisë sipas bazës së obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe në investim të përhershëm në NP Infrastruktura e HM­së, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për kontribute nga sigurimi i obliguar social, për mbyllje të llogarive të cilat janë ndërmarrë në Drejtorinë për të ardhura publike nga Ish Agjencia për punë me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në sistemin pagesor, mbajtës të të cilëve janë subjekte të cilët sipas formës organizuese nuk janë shoqëri tregtare ose individë tregtar.

Në këtë seancë duhet të diskutohet edhe për propozim­ligjet plotësuese për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për shfrytëzim dhe dispozicion me materialet e organeve shtetërore në lexim të dytë.

SIpas procedurës së shkurtuar duhet të votohen propozim­ligjet për detyrim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua, për financim të projektit “Ndërtimi i aksit rrugor të ri dhe rikonstruimi i aksit rrugor të përhershëm Belakovc­Kriva Pallankë­pjesa lindore e e hekurudhës të Korridorit 8, faza 2” për garancion të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua dhe financim të programit për rrugë nacionale, i cili do të lidhet mes Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore dhe për plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Në këtë seancë janë edhe leximet e para të propozim­ligjeve për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shërbime postare dhe për ndërtim, propozim­vendimi për dhënien e pajtueshmërisë të Statusit të Agjencisë për komunikime elektronike.

Lajme të ngjashme

Back to top button