City me fitore e ndjek Chelsean
Edhe pse pritej ta kishte një duel të vështirë, Manchester City me lehtësi triumfoi në udhëtim kundër Southamptonit.
Skuadra kampione angleze triumfoi 3:0 për ta vazhduar ndjekjen e Chelseat në kreun e renditjes.
Yaya Toure (51’), Frank Lampard (80’) e Gael Clichy (88’) shënuan golat e kësaj fitoreje të Cityt.
Ndryshe, këta të fundit nga minuta 74’ luajtën me një lojtar më pak në terren pas përjashtimit me të kuq të Eliaquim Mangala.