Për nëntë muaj 104 persona kanë humbur jetën në aksident

Është ulur numri i aksidenteve të trafikut me pasoja të rënda në nëntë muajt  e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në vitin 2014 janë evidentuar 2.952 aksidente trafiku me pasoja të rënda, në të cilat 104 persona kanë humbur jetën ndërsa janë lënduar gjithsej 4.775 persona. Për dallim, viti i kaluar në periudhën e njëjtë ka regjistruar 3.140 aksidente me 139 persona që kanë humbur jetën dhe 4.969 të lënduar. 
“Ne si MPB vazhdojmë t’i përkrahim të gjithë llojet e manifestimeve që përkrahin respektim të rregullave të komunikacionit dhe siguri më të madhe në komunikacion”, ka deklaruar ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska. 

Lajme të ngjashme

Back to top button