Facebook: Autoritetet nga Maqedonia kanë kërkuar që të kontrollohen 12 profile

Autoritetet nga Maqedonia, kanë dërguar dhjetë kërkesa deri tek Facebook, për marrjen e informacioneve për 12 profile. Nga kompania pozitivisht janë përgjigjur në 40 përqind prej rasteve.

Këto të dhëna qëndrojnë në raportin zyrtar që Facebook e nxori këtyre ditëve. Ai raport ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të kërkesave nga rreth 80 shteteve të botës, të autoriteteve të tyre, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave globale, në nivel botëror është hasur një rritje e kërkesave qeveritare për të dhëna të këtij lloji, të dhëna që Facebook ia ka dhënë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Për krahasim, nga Maqedonia në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, janë pas dërguar 9 kërkesa që kanë pasur të bëjnë për 11 profile, gjatë të cilës kërkesave Facebook iu është përgjigjur 30 përqind.

“ Qeveritarët kërkojnë të dhëna për persona që shfrytëzojnë Facebook-un në raste kur bëhet fjalë për hetime policore. Më shpesh këto kërkesa kanë të bëjnë për krimin, vjedhjen dhe kidnapimin. Pjesa më e madhe e këtyre kërkesave qeveritare ka të bëjë me të dhënat bazë të përdoruesve, ku ka edhe interesim për IP adresat e tyre, si dhe për përmbajtjen e profilit”, sqarojnë nga Facebook.

“Secila kërkesë në mënyrë të detajizuar është e analizuar legaliteti dhe legjitimiteti i saj. Prej organeve kompetente kërkojmë që të na japin përshkrime të detajizuara që dëshmojnë legalitetin dhe legjitimitetin e kërkesës. Në rast se gjejmë arsyeshmëri jo të mjaftueshme ligjore, ne e refuzojmë atë kërkesë”, sqarojnë nga Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button