“Anima mundi”: Të ndalohet vrasja e sorrave në Prilep

Pas informacioneve se janë vrarë një numër i madh i sorrave, reagojnë nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi”.

“Jemi të shokuar nga sjellja e egër për vrasjen e shpendëve dhe kërkojmë që urgjentisht të ndalohet kjo gjakderdhje ndaj këto qenie inteligjente të socializuara dhe të qeta. Insistojmë në sanksione të menjëhershme për personat që jo vetëm që masakruan shpendët por kanë vënë në rrezik edhe sigurinë e banorëve të Prilepit. Plumbi nuk cakton se kënd e vret!”, reagojnë nga shoqata.

Nga “Anima mundi” kërkojnë nga kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski që urgjentisht dhe publikisht ta dënojë këtë akt si dhe të dënojë kryerësit, të cilët vrasin kafshë dhe rrezikojnë sigurinë publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button