Basha: Në protestë për mbrojtjen e kauzës ekonomike dhe sociale

Pas kthimit nga Brukseli dhe dy ditë përpara protestës së paralajmëruar, kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka folur nga podiumi i Partisë Demokratike, për atë që quajti “kauza ekonomike dhe sociale” e opozitës.

Mesdita e se shtunes – tha Basha – do te jete e te gjithe shqiptareve per t’i thene ndal rritjes se taksave dhe çmimeve, aksion qe ai tha se do vijoje deri ne terheqjen e Qeverise.

“22 nëntori është ditë e një proteste të madhe kombëtare, e cila shërben si një paralajmërim i fortë. Eshtë shumë e rëndësishme që shqiptarët ta kuptojnë se oligarkët stepen, ndalen në rrugën e tyre të zullumit, të padrejtësive, të shkeljes së ligjit, të të drejtave të tyre, vetëm kur të shohin bashkimin më të madh të mundshëm të njerëzve për interesat e tyre. Opozita do të vazhdojë të bëjë të sajën, derisa kjo Qeveri të detyrohet të tërhiqet. E shtuna është dita e cdo shqiptari që ndjehet i prekur në të drejtën e tij, apo të saj, që ndjehet i prekut në garancinë , që i ofrohen cdo qytetari për të dhënë fjalën e vet, për të ngritur zërin para qeverisë dhe për t’u dëgjuar. Opozita do të vazhdojë aksionin deri në përfundimin me sukses të kësaj kauze qytetare”, tha Basha./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button