Besimi: Komisioni i bllokuar rrezikon euro-integrimet

Besoj se për procesin e integrimit është thelbësore të kapërcehet në afat sa më të shkurtër  dhe Komisioni të vazhdojë punën e tij, ku ndërprerja e punës së  Komisionit rezultoi pas dorëheqjes së Kryetarit të Komisionit,  pasi që e njëjta do jetë subjekt i vlerësimit nga ana e Komisionit Evropian në raportin e vjeshtës për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe nëse nuk tregojmë progres në atë drejtim, kjo mund të ndikojë negativisht në vlerësimin që do të  marrim në pjesën e kritereve politike.

Kështu shprehet zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi në kumtesën e tij lëshuar mediave.

“Formimi i komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit, është një nga aspektet themelore të marrëveshjes politike nga 1 marsi i cili u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rishikoj rrethanat që sollën deri te këto ngjarje dhe do të përgatisë një raport objektiv” thekson ai.

“Komisioni u përcaktua me konsensus mes faktorëve të prekur politikë dhe në periudhën e kaluar Komisioni punoi vazhdimisht me qëllim që në afat sa më të shkurtër të përgatitet raporti. Kjo poashtu u pëshëndet nga Komisioni Europian si një sinjal pozitiv dhe kurajo që të identifikojnë arsyet që çuan deri në ngjarjet e 24 dhjetorit dhe të adresohen në mënyrë të përshtatshme, shkruhet në kumtesën e Fatmir Besimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button