Supermakina Lykan Hypersport e jashtëzakonshme (Foto)

Supermakina e njohur si “Lykan Hypersport” “flet” italisht. Sipas mediave italiane kjo makinë e cila do të kushtojë 3 milion euro është projektuar nga “Magna Steyr Italia” dhe dizajnuar nga WMotors ndërsa Studiotorino mbikëqyri krijimin e modelit.

Për të justifikuar çmimin e makinës superluksoze, disenjatorët e kanë zbukuruar atë nga brenda me ar dhe diamante.

Kjo super makinë për 2.7 sekonda do të mbërrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, kurse shpejtësia maksimale e tij do të jetë 390 km në orë. Motori është prodhuar në kompaninë “W motors”, e cila është e vendosur në Bejrut.

Dizajnuesi libanez, Ralph Debas tha se për zhvillimin e këtij lloji të veçantë i është dashur jo më pak se gjashtë vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button