Irak, ikin të burgosurit nga sulmi në burgun ‘Abu Ghraib’ 13 të vrarë

Në orët e herëta të mëngjesit, nga një grup i armatosur është sulmuar burgu Abu Ghraib në Irak, transmeton Al Jazeera. Po të njëjtën kohë, është sulmuar edhe burgu Taji.

Numri i viktimave deri më tani është 13, disa polic janë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Burimet nga agjencitë e lajmeve thonë se përgjegjësinë e sulmit e kanë marrë Al-Kaeda e Irakut, por deri më tani ende nuk është konfirmuar një informacion i tillë. Gjithashtu, televizionet irakiane thonë se sulmuesit kanë liruar mbi 75 të burgosur, por dyshohet se numri është edhe më i madh.

Burgu i Abu Ghraib, ka qenë një ndër burgjet më të kritikuara vitet e fundit, menjëherë pas atij të Guantanamos. I njohur për tortura të tmerrshme dhe burgosje të pafajshme, shumë organizata për të drejtat e njeriut kanë dërguar shumë herë kritika ndaj tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button