Mundësit nga Maqedonia mblidhen te “Mentaz Allajbegu”

Mundësit më të mirë nga e gjithë Maqedonia, janë grumbulluar në sallën “Mentaz Allajbegu” në Shkup, për tu përgatitur sa më mirë për garat e vitit 2015 dhe njëkohësisht për synimin parësor, që të arrijnë normën Olimpikë për në “Rio 2016”.

Stërvitjet e përbashkëtëa të udhëhequra nga trajneri rus Nikollaj Kortnev dhe trajneri Lulzim Vreneiz, janë mundësuar projekti që po e përkrahin Komiteti Olimpik dhe Federata Ndërkombëtare e Mundjes në Botë, që mundësin të jenë sa më të përgatitur për kampionatin evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Në këtë tubim të parë, janë grumbulluar pesë klube, KM Liria, KM Tefejuz, pastaj mundës nga Negotina, Koçani dhe Shtipi dhe pikërisht nga këto klube do të bëhet edhe seleksionimi i mundësve që do të përfaqësojnë Maqedoninë.

Trajneri Vrenezi ka thënë se ndjehet i privilegjuar që po punon me një nga trajnerët më të mirë rus dhe se kjo do të jetë përvojë e mirë për të gjithë.

“Kemi filluar shumë mirë, është herët të flitet për atë se kush do të jenë mundësit që do të seleksionohen, pasi që ka dhe shumë punë për të nxjerrë më të dalluarit. Mendoj se nga trajneri rus, mundësit do mësojnë shumë teknika më specifike që rrjedhin nga ish-bashkimi sovjetik. Ne si KM Liria jemi të gatshëm për të gjitha evenimentet sportive që do të jenë vitin e ardhshëm, por tani kemi kohë që edhe me përgatitje dimërore shumë më herët të nisim punën për sezonin e ri që na pret vitin e ardhshëm”, ka thënë për “Portalb” trajneri i KM Liria dhe njëherit seleksionues i reprezentacionit të mundjes në Maqedoni, Lulzim Vrenezi.

Trajneri Lulzim Vrenezi dhe rusi Nikollaj Kortnev
Trajneri Lulzim Vrenezi dhe rusi Nikollaj Kortnev

Edhe trajneri rus nuk ka mbetur pa përmendur se Maqedonia ka mundës shumë të talentuar, por ajo që është më e rëndësishme në këtë sport, se mundësit duhet shumë të punojnë për të arritur rezultate në kampionatet botërore dhe Lojërat Olimpike.

“Unë jam këtu si trajner i dërguar nga CELA dhe FILA, për të punuar me mundësit nga Maqedonia që edhe mundësit e këtij shteti të jenë konkurrues në kampionatet evropiane dhe botërore. Kam hasur në mundës që shof perspektiv te ta, do të përmend Jasin Rexhallarin, Besmir Veselin pastaj Dejan Mitrov dhe Boban Danov, e shumë të tjerë, me të cilët do të punojmë shumë”, tha trajneri rus Nikollaj Kortnev.

Mundësit do të vazhdojnë të punojnë në vazhdimësi deri në arritjen e formës së dëshiruar, që të jenë të gatshëm për paraqitjen e tyre të parë, kur në vitin 2015 do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button