Në Spitalin e Tetovës kryhen intervenimet e para për vendosjen e stentave në zemër

Në Spitalin Klinik të Tetovës, këto ditë janë  bërë intervenimet  e para në zemër për vendosjen e stentave në zemër dhe janë bërë incizime angeografike koronare.

532902_598281780276219_6883797700055621761_n (Custom)

 

Sstafi menaxhues sqaron për Portalb s  para 3 ditëve është bërë intervenimi i parë i cili ishte  një rast me Infarkt Akut të miokardit i cili me një ndërhyrje të shpejt rezultati shumë mirë. Sipas stafit intervenimi është kryer me linjë nëpërmjet arteries radiale ku pacientët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore pas intervenimit.

10689938_598281750276222_5443964698259315190_n (Custom)

“Qytetarëve të Tetovës do tu ofrohet edhe një shërbim mjaftë i specializuar nga stafi i kardiologjisë intervente. Kjo ka qenë një nevojë për qytetarët të cilët prisnin me muaj të tërë për tu trajtuar në spitalin e Shkupit”, thotë stafi i kardiologjisë intervent për Portalb.

10399424_598293546941709_7659220286083817982_n

Ky është një projekt në vazhdimësi që ka filluar nga koha kur drejtor ishte Atilla Rexhepi i cili krijoji hapësirat dhe aparaturat ndërsa tani vihet në zbatim.

Stafi mjekësorë i spitalit të Tetovës e konsideron këtë projekt si një shenjë e për rilindjen e plotë dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore në nivelet më të larta.

Lajme të ngjashme

Back to top button