Rihanna thinjet (FOTO)

Duke u munduar të tërheqë sa më shumë vëmendje, Rihana vazhdon të bëjë ndryshime drastike në pamjen e saj.

Adhuruesit e saj kanë filluar tashmë të shprehin mllefin e tyre ndaj këngëtares, për shkak se ajo është duke u vonuar shumë kohët e fundit për në koncertet e saj.

Nganjëherë ajo madje shfaqet 3 orë pas orarit të caktuar për paraqitje në skenë. Derisa nuk ka kohë për skenën, si duket ka mjaft kohë për të ndryshuar pamjen dhe për të ngjyrosur flokët.

E kënaqur me rezultatin final, ajo postoi një foto në ‘Twitter’ për ta ndarë lajmin me adhuruesit e saj dhe pjesën tjetër të botës. Ndoshta ylli është duke shpresuar të fillojë një trend të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button