VMRO-DPMNE: Cërvenkovski qëndron prapa protestave te hoteli “Bristol”

Ka reaguar VMRO-DPMNE-ja në lidhje me akuzat e LSDM-së për prerjen e drunjve para hoteli “Bristol”.

“Në rastin me pesë drunjtë tek Hoteli “Bristol” shihet qartë koncepti i veprimit të Branko Cërvenkovskit, i cili me dhunë dhe manipulime u përpoq të hyjë në Kuvend më 24 dhjetor. Është e qartë se kush është shef në LSDM edhe pas zgjedhjes së kryesisë së re. Qytetarët duhet të dinë se ata njerëz të cilët u mblodhën tek ‘Bristoli’, 90 përqind e tyre janë anëtarë dhe aktivistë të Branko Cërvenkovskit. 

Mu për këtë arsye, për ata nuk është me rëndësi se kjo qeveri gjatë gjithë këtij mandati për shkak të zgjerimit të bulevardeve, ndoshta ka prerë 50 drunj, por vetëm në Shkup ka mbjellë 50 mijë drunj, ndërsa në mbarë Maqedoninë 38 milionë drunj, ndërsa në muajin nëntor planifikon të mbjellë edhe 5-6 milionë drunj”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. 

Partia në pushtet thotë se për LSDM-në nuk është me rëndësi edhe fakti se për qiranë e zyrtave të KRD-së, shteti për 10 vjet paguan shumë më tepër se sa ta ndërtojë objekt shtetëror për nevojat e KRD-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button